Heqja e imuniteteve, debat në Kuvendin e Shqipërisë

Akuza të forta në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku po shqyrtohet propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet. 

Kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste, se me kërkesën për shtyrjen e votimit për imunitetet në muajin shtator, vërteton se kërkon bllokimin e statusit për herë të tretë.

“Ju nuk keni vullnet të hetoheni. Ne pranuam cdo propozim të opozitës, në favor të integrimit të vendit. Opozita po bllokon statusin e vendit kandidat për të tretin vit radhazi”, tha Berisha.

Nderkohe opozita, e cila merr pjesë në seancë, ka bërë të ditur se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese. 

“Ne jemi pro heqjes së imunitetit, por nuk votojmë në tërësi projektligjin. Mazhoranca kushtëzoi procesin duke imponuar datën e votimit”, tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Ai ftoi maxhorancen te bien ne konsensus dhe t’i hapin rruge debatit per ceshtjen e ndryshimeve kushtetuese dhe ne shtator te miratohet nje draft i perbashket. 

Deputeti socialist Sajmir Tahiri, në fjalën e tij në seancën plenare deklaroi se shoferi i kryeministrit, i quajtur Mehmet Shkreli ka blerë 49 për qind të aksioneve të një shoqërie që fitoi licensë të një galerie.

“Tashmë edhe shoferi i Berishës ka galerinë e tij, aty ku vdesin minatorët. Mehmet Shkreli, shoferi i Kryeministrit ka një galeri kromi në Bulqizë”, tha Tahiri. 

Rezultati ne fund nuk pritet te jete surprize dhe parlamenti do ta mbylle sesionin me rrezimin e ligjit per kufizimin e imunitetit. Sipas Kushtetutws, nese nje projektligj per ndryshime kushtetuese rrezohet, duke mos marre 3/5 e votave, rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button