Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën për media që e realizoi sot në Qeverinë e Maqedonisë, ka prezantuar planin reformues Plani 18, i cili dje u miratua në seancë qeveritare, transmeton Portalb.mk.

Osmani ka theksuar se Plani 18 është vazhdimësi e Planit 3-6-9.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës paraqet një nga detyrimet më të mëdha, të ndërmarra nga ana jonë. Në periudhën e ardhshme, pres rritje të përkrahjes politike dhe krijimin e konsensusit për të gjitha çështjet të cilat janë mbi interesin shtetëror, ndër të cilat sigurisht është edhe implementimi i Planit 18”, tha Osmani.

Ai ka theksuar se fushat kryesore të Planit 18 do të jenë: Reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administrata publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEXO: Bujar Osmani prezantoi Planin 18, OJQ-të ankohen: mos shikoni afate dhe forma
LEXO: “Kapitullit 23” i BE-së për Maqedoninë: mosrespektimi i afateve, pengesë për realizimin e reformave të mëdha 
LEXO: Gjyqësori shtyllë e Planit 18, Bujar Osmani: nesër do ta prezantoj në Bruksel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button