Si të ulet konsumi i energjisë në shtrenjtime të reja

Maqedonia mund të kursejë dhjetëra miliona euro në vit, nëse investon në rritjen e efikasitetit energjetik në banim. Qytetarët jetojnë në ndërtesa të“pakursyera” energjetike.

Shtrenjtimet më të reja të rrymës dhe emergjencave tjera në Maqedoni theksuan edhe më shumë rëndësinë e efekteve zbatimi i projektit “Rritja e efikasitetit energjetik në banim”.

Me ndihmë financiare të USAID-it, agjenci qeveritare amerikane për zhvillim ndërkombëtar, organizata joqeveritare “Habitat Maqedoni” nga Shkupi e filloi projektin në korrik të vitit 2010, në koordinim edhe me ministrinë e Ekonomisë të Maqedonisë: në ndërtesat kolektive për banim, në Kumanovë dhe në Çair dhe Autokomandë në Shkup, me dritare dhe dyer të ndërruara të jashtme me të tilla që kanë izolim të përmirësuar termik. Janë rikonstruar fasadat dhe kulmet e ndërtesave.

Ndriçimet janë zëvendësuar me më të reja, shkruan në raportet e faqës së internetit të “Habitat Maqedoni”, por ende nuk janë theksuar shifra të sakta dhe përmbledhëse për kursimet e arritura energjetike.

Efikasiteti energjetik në Maqedoni është katërherë më i vogël se mesatarja në BE.
“Habitat” nga dhjetori i vitit 2011 është zgjeruar dhe tani zbatohet, apo do të zbatohet, gjithsej në 26 ndërtesa, krahas Kumanovës, edhe në Tetovë, Veles, Karposh, Strugë, Prilep dhe Strumicë.

Deutsche Welle kërkoi koment nga ekspertët  për rëndësinë e këtyre racionalizimeve energjetike për Maqedoninë, e cila para tre viteve kishte efikasitet energjetik katër herë më të vogël se mesatarja në BE. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button