ZGJOHU! u bashkangjitet tifozëve, kërkon rikthimin e KF Shkupit

Lëvizja qytetare ZGJOHU! përpkrah iniciativën e nisur nga Shvercerat Shkup për rikthimin e KF Shkupit në garat e futbollit. Përmes një komunikate, ata sot kërkuan nga FFM që të anulojë suspendimin e klubit dhe të kthej këtë klub në garat e ligës së parë.

“Udhëheqësia e re e Federatës së Futbollit të Maqedonisë me doemos duhet të anulojë vendimin për suspendimin e klubit të marrë padrejtësisht para 3 viteve dhe të kthej klubin në ligën e parë. Lëvizja ZGJOHU! gjithashtu shpreson që Kryetari i klubit futbollistik Shkupi do ta mbajë fjalën e dhënë publikisht para opinionit për rikthimin e klubit në gara gjatë këtij sezoni garues” – thonë nga ZGJOHU!.

ZGJOHU! kërkon që sikur se edhe KF Vardar, edhe KF Shkupi të kthehet në ligën e parë me ndihmën e autoriteteve, dhe të financohet me para publike, me çka qyteti i Shkupit do të reflektonte realitetin e vërtetë, atë dyetnik.

“Klubi Futbollistik Shkupi është nevojë e qytetarëve të Shkupit dhe ashtu sikur autoritetet gjetën mënyrë të kthejnë KF Vardar prap në ligën e parë dhe ta financojnë me mjete publike, ashtu duhet të përpiqen të gjejnë zgjidhje edhe për KF Shkupi në mënyrë që ky qytet te reflektojë realitetin e vërtetë” – theksohet në komunikatën e ZGJOHU!

Nga kjo Lëvizje qytetare thonë se do të angazhohen deri në fund për rikthimin e KF Shkupit, ashtu si që u angazhuan për ndërrimin e emrit të klubit, si dhe ashtu si që ka përkrahur tifozët e këtij klubi, sidomos për ndeshjet e kombëtares në Tiranë.

Kryetari i FFM-së Ilço Gjorgjioski për Portalb deklaroi se kjo iniciativë është e drejtë, sepse KF Shkupit i është bërë padrejtësi, por se vjen me vonesë, pasi sot hidhet shorti për garat në ligën e parë dhe të dytë, ndërsa deri më tani nuk ka pasur iniciativë zyrtare për heqjen e suspendimit.

Jozyrtarisht, mësojmë se edhe këtë sezon KF Shkupi nuk do të garon në ligën e parë. Opcion mbetet fuzonimi me KF Vrapçishten, dhe pjesëmarrja në ligë të dytë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button