Unikatili, 2pac shqiptar

Ndonjëherë them ne si popull shqiptar jemi të ngjashëm me popullin zezak, sepse kemi të njejta përjetime, kemi po thuaj se të njejta shkelje dhe mundime të pushteteve të kohës.

Historia hip-hopit buron nga rruga, autor janë zezakët, ndërsa tekstet janë përshkrim i jetës politike dhe sociale të tyre, dhe kjo bëri që ndoshta rapin më të përsosur në rajon dhe më inspirues të jetë rapi shqiptar.

Këtyre viteve të fundit në skenën shqiptare është mjaft aktuale zhanri i rapit ku po perfomonin shumë rapera me grupe të ndryshme.

Por unikatil dhe labeli TBA është kthyer në një fenomen dhe në një inspirim për rininë shqiptare, duke thyer çdo rekord, klikime, postime, shitje të CD po mbi të gjitha koncerti i tyre me 20000 fansa është e pa bërë ndonjëherë nga ndonjëri.

Dhe nga kjo pjesmarrje dhe nga dashuria e madhe e fansave padyshim e meriton epitetin 2pac shqiptar.

Jo pa qëllim e inkuadrova krahasim e Unikatilit me 2pacun. Tupac, një ikon dhe një lengjed e rapit në përgjithësi dua ta krahsojë me një Unikatil ndryshe.

2Pac një karrier të bujshme me fansa shumë, me rekorde shume  – aq sa edhe Unikatili është në këtë piedestal në arenën e estradës shqiptare.

2Pac njeri i engimave – poashtu edhe Unikatil, asnjë klip të tijë, një koncert pas 13viteve.

2PAC një stil të veçant të të folurit dhe të vepruarit – aq sa edhe Unikatil, aq sa edhe Ismail Kadare ka orientuar një vlersim të tillë.

2PAC një vip reformues  – Unikatil këtu duhet të përvetësoj një strategji krejtësisht ndryshe. Ai dëshmoj edhe një herë që është mjaft ndikues te rinia shqiptare, një impuls pozitiv i jep çështjes patriotike me këngë mjaft të mira me karkater politiko patriotik sa që rinia shqiptare vetëdijësohet shumë.

Poashtu trajton edhe tema sociale, po këtu duhet të fus diçka qka ka të bejë me drogen, me arsimin dhe prostitucion dhe me disa veti të jo të mira që TBA dhe Unikatil nuk i prekin keto teme sepse kur të bëjmë krahasim me 2pac gjithë e dimë që ka qenë i varur prej drogës dhe alkoholit por para se të vdiste një mikut të tijë i kishte thënë që dua të bëjë një këngë për fansat e mijë kundër gjtihcka që bën dëm në shëndetin e tyre dhe një kenge për afro amerikanet që të regjistrohen në kolegje.

Ndoshta nuk është karakteri i TBA por ndonjëherë duhet të vishen me robat e humatitetin dhe duke pasur paraysh ndikim e tyre të dërgojnë sa më shumë porosi dhe mesazhe për vetdijësimin, edhe pse në zhanrin e rapit dhe hip hopit fjalët banale dhe droga janë pjesë e tyre, por ndonjëherë një ndryshim i vogël mund të jetë një hap dhe sukses i madh.

Shkruan: Ariton Rama

Lajme të ngjashme

Back to top button