Ish drejtoi i DSK-së Mijallkov, me letër të hapur i drejtohet Hristijan Mickoskit të VMRO-së

Ish-drejtori i Drejtorisë së pestë Sasho Mijallkov, i cili para disa ditëve me vendim të komiteti ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së u dëbua nga partia, i ka dërguar letër të hapur liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit, njofton Plusinfo.

Ai në letrën e tij e pyet Mickoskin nëse në mënyrë intime dëshiron të hyjë në qeveri, të zgjidhet çështja e emrit, ndërkaq për këtë të mbetet fajtore LSDM-ja kurse ai nga e gjithë situata të del patriot i pastër.

Ai gjithashtu e pyet Mickoskin nëse ka bërë pazare për vete në rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, ku ka qenë i përfshirë në proces parahetimor.

Mijallkov i hodhi poshtë të gjitha akuzat për të.

“A është mirë, disa nga bashkëpunëtorët tuaj vetëm disa javë më parë t’i inkurajosh të bindni tetë deputetë për të votuar “për” në mënyrë që të zgjidhni çështjen por ti të mos mbetesh fajtor, plus të luash një lider trim i cili këtkon zgjedhje të parakoshme duke hedhur akte të dyshimta që i merr nga agjencitë e vendeve tjera?”, shkruan Mijallkov në letrën e tij .

Për ta lexuar letrën e plotë klikoni në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button