Ja se cili është sekreti i martesës së lumtur

“Nuk duhet të falni dhe të harroni, përkundrazi duhet të qëndroni të mërzitur”. Këto fjalë mesa duket janë çelësi i një martese të lumtur, gjithnjë sipas shkencëtarëve.

Psikologët gjithashtu theksojnë se mërzitja mund të jetë rruga më e mirë e zgjidhjes së problemeve në çift. James McNulty, profesori i Universitetit të Tennessee, ka zbuluar se harresa mund të krijojë pakënaqësi tek bashkëshortët, raporton noa.al.

“Çelësi i një martese të lumtur, qëndron tek fakti se nuk duhet të harrosh dhe të falësh”, thekson një shkencëtar nga Florida.

Në këtë drejtim ai shton se mërzitja e krijuar nga një bisedë e shkurtër, por e ndershme mund të sjellë një marrëdhënie të shëndetshme afatgjatë.

McNulty ndërkohë ka vërtetuar potencialin e kostos pozitive psikologjike në një martesë dhe thekson se sipas studimeve të fundit që ai ka kryer, falja në martesë mund të sjellë efekte negative të pariparueshme.

“Për shembull, partneri mund të jetë i papërgjegjshëm dhe sillet në mënyrë jo të mirë. Kur këto situata ndodhin në një martesë atëherë duhet të vendosim nëse do të mërzitemi me këtë sjellje, apo duhet ta falim”.

Studiuesit nga Florida theksojnë se sinqeriteti mes partnerëve mund të sjelljë një martesë jetëgjate dhe të lumtur.

“Pasojat e çdo vendimi që kemi marrë në marrëdhëniet tona, varen nga ambienti ku jetojmë”, nënvizojnë shkencëtarët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button