Tiranë, humbin jetën dy persona, i mbulon dheu masiv

Dy persona kanë vdekur mbrëmjen e djeshme pasi janë zënë nga një masiv dheu dhe s’kanë mundur të dalin dot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në fshatin Lukë të Bërzhitës, ndërsa viktimat janë Kujtim Cakrri 45 vjeç dhe Islam Lika 50 vjeç, të cilët ishin duke hapur një kanal kullues.

Mësohet se kanali po hapej në tokën e Cakrrit dhe viktima tjetër Lika ishte duke e ndihmuar. 

 Policia mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së njoftimit, dhe konstatoi se vdekja ka qenë aksidentale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button