Topalli, grave të Petrelës: Bëni mamografinë

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli u ndal me gratë dhe vajzat në Petrelë për fushatën sensibilizuese “Bëni mamografinë. Bëni PAP-test. Mos hezitoni. Mos kini frikë”.

Në fushatën sensibilizuese “Së bashku kundër kancerit”, në një mjedis autokton shumë vajza e gra të moshave të ndryshme, patën rastin të takohen me Kryetaren e Kuvendit, e cila po shkon në çdo qytet, në çdo komunë e fshat për t’i inkurajuar dhe bindur gratë, për rëndësinë jetësore të analizave mamografi e PAP-test.

“Shëndeti i nënës, shëndeti i gruas, ashtu sikurse i fëmijës, është jeta, është familja, e ardhmja, është besimi, është siguria”, u shpreh Topalli, raporton noa.al.

Duke inkurajuar gratë dhe vajzat të rrëzojnë murin e ndrojtjes dhe të frikës, për të bërë PAP testin e mamografinë, Topalli konstatoi me kënaqësi rritjen e diagnostifikimeve vitet e fundit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button