Një supermakinë Mercedes për 1.2 milion euro (Foto)

Disa thonë se është e shëmtuar, të tjerë thonë se është një supermakinë. Diçka është e sigurt, kur ky Mercedes të dalë në ankand në fund të këtij muaji, do të kapë së paku 1.2 milion euro.

Ankandi do zhvillohet në Kaliforni. Makina, që i përket një edicioni të limituar, është një nga krenaritë e kompanisë gjermane.

Modeli CLK GTR, që do dalë në ankand, ka bërë vetëm 2.100 kilometra dhe është një nga 25 të tilla të prodhuara nga dega e Mercedes për performancë të lartë, AMG.

Makina ka një motor gjigand 7.3 litrash V 12. Makina kap nga 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 3.4 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 320 kilometrash./ec/

Lajme të ngjashme

Back to top button