Ndihma e shpejtë në Maqedoni: autoambulanca të ngadalshme që shpesh prishen

Për shkak të vonesave dhe defekteve teknike të autoambulancave, Ndihma Mjekësore e Shpejtë (NMSH) në Maqedoni nuk është efikase, dhe në vend se të ofrojë intervenim të shpejtë mjekësor, në disa raste më ekstreme ka shkaktuar edhe humbje jetësh të qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Vonesat teknike kanë ardhur si pasojë se veturat janë amortizuar ndërsa kushtet e mirëmbajtjes së tyre nuk parashihen me ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe me as me Rregulloren për punë të NMSH-së.

Institucionet pa të dhëna statistikore

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë informacione, por vetëm nëpër media figurojnë tre raste kur autoambulancat e NMSH-së kanë pësuar defekte, dhe nuk kanë arritur të intervenojnë në kohë. Si pasojë, ka pasur edhe humbje jetësh.

“Nuk evidentojmë këso raste si kronikë të zezë. Besoj se Ministria e Shëndetësisë duhet të evidentojë informacione të tilla”, thanë nga MPB-ja.

Informacione të tilla nuk ka as Ministria e Shëndetësisë.

Rasti i fundit është më 24 gusht të 2018-s, ku në një aksident trafiku disa kilometra para Tetovës, autoambulanca e NMSH-së arriti me defekte teknike, dhe që ta fusin në lëvizje e kanë shtyrë me duar.

“Aksident i rëndë disa kilometra para Tetovës, me një veturë të rrokullisur. Edhe vetura e Ndihmës së Shpejtë që erdhi nuk ka qenë në rregull, por e kanë shtyrë, dhe pastaj është vënë në lëvizje”, thuhet në Civilmedia.mk.

Rasti i parë, foto 1: Civilmedia
Rasti i parë, foto 2: Civilmedia

 

 

 

 

 

 

 

Rasti i dytë ka ndodhur më 12 korrik të 2017-s, kur një 15-vjeçare nga Gostivari ka ndërruar jetë, derisa nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është dërguar për në Qendrën Urgjente në Shkup. Vajza nga Gostivari, ka pasur dhimbje barku, dhe në Qendrën Mjekësore të Gostivarit është dërguar në ora 04:30.

Rasti i tretë që evidentohet në media ka ndodhur më 13 mars të 2017-s në Kriva Pallankë.

“Dy pacientë nga Kriva Pallanka mbrëmë me vetyrë të Ndihmës së Shpejtë janë dërguar për në Qendrën Urgjente në Shkup. Vetura ka pësuar defekt, dhe derisa është mënjanuar defekti, dy pacientët kanë ndërruar jetë”, thuhet në lajmin SDK.mk.

Ndihma Mjekësore Shëndetësore parashihet në ligjin për mbrojtje shëndetësore.

Neni 53, paragrafi 3 i ligjit thotë: Mënyra e kryerjes së punëve të ndihmës së shpejt i miraton ministri i Shëndetësisë.

Me ligjin parashihet vetëm shërbimi i NMSH-së, por jo edhe kushtet e sigurimit të gjendjes së volitshme të autoambulancave. Sipas asaj që thotë ligji, mënyra e punës së NMSH-së parashihet me Rregullore për organizimin dhe mënyrën e kryerjes së punës së Ndihmës Mjekësore të Shpejtë që miratohet nga ministri i Shëndetësisë.

Neni 17 i Rregullores thotë se: 1. Shërbimi i ndihmës së shpejtë mjekësore punës e ndihmës mjekësore i kryen me ndihmën e mjeteve transportuese të cilat kanë karakteristika teknike të cilat janë në pajtueshmëri me standarde.

Se në bazë çfarë kushtesh duhet të ndërrohen dhe servisohen autoambulancat e NMSH-së, nuk parashihet as me ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe as me Rregullohen e punës së ndihmës së shpejtë, edhe pse në të dyja figurojnë NMSH-ja si shërbim mjekësor.

LEXO: Rostushë, ndihma e shpejtë nuk pati 10 litra karburant për të shpëtuar të sëmurin
LEXO: #Përgjegjësi është që Ndihma e shpejtë të jetë me të vërtetë e shpejtë!

Qytetarët kërkojnë:

Ndihma Mjekësore e Shpejtë të jetë më efikase – me vetura adekuate

Ministria e Shëndetësisë të ndryshojë Rregulloren e punës për të caktuar kushtet se kur duhet të ndërrohet dhe servisohet një autoambulancë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button