Shqipëri, Pushimet verore, fluks udhëtarësh në pikat kufitare

Vijon fluksi i emigrantëve dhe pushuesve që hyjnë e dalin nga pikat kufitare të vendit tonë në kufij tokësorë. 

Në 4 pikat doganore të qarkut të Korcës, përkatësisht Kapshticë, Qafë-Thanë, Gorisht e Tushemisht raportohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë 6689 persona me 2136 mjete dhe kanë dalë 4730 persona me 1270 mjete. 

Theksohet se nuk ka radhë në pikën doganore të Kapshticës, e cila përballet edhe me fluksin më të madh. Pala shqiptare aty po punon me 6 sportele, ndërsa ajo greke me 3 të tilla. 

Ndërkaq, fluks udhëtarësh shënohet edhe në pikën kufitare të Kakavijës, por as aty nuk ka radhë pritjeje. Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kanë hyrë 4428 shtetas dhe 1321 mjete, si dhe kanë dalë 2684 shtetas. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button