Zbulohet strukturë e re e qelizës njerëzore

Shkencëtarët nga Suedia dhe Britania kanë zbuluar strukturë e re e qelizës njerëzore e cila është një lloj kompleksi i proteinave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e kryer të Institutit Karolinska të Suedisë në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë, thuhet se struktura e re qelizore e zbuluar, është një lloj kompleksi i proteinave që qeliza përdor për t’u lidhur me ato që ka përreth.

Ekspertët njoftuan se kompleksi është një strukturë unike molekulare dhe luan rol kyç në ndarjen e qelizave.

Struktura e re është quajtur “adhesion complexes”. Detajet janë publikuar në revistën “Nature Cell Biology”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button