Operacion antidrogë në Shqipëri, 6 të arrestuar

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, është realizuar operacioni antidrogë i koduar “Tamara”, ku janë arrestuar 6 persona dhe sekuestruar 80 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

“Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, si dhe në Malin e Zi. Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre, ku në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se dje Policia e Shqipërisë njoftoi përfundimin e një operacioni antidrogë, realizuar në disa qytete të vendit, ku u arrestuan 27 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button