Prokuroria Speciale nuk ka dhënë leje për kthim të pasaportës së Sasho Mijallkovit

Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka dhënë leje për kthim të pasaportës së Sasho Mijalkovit, informojnë për MIA-n nga PSP.

Paraprakisht edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për MIA-n konfirmuan se Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk ka vepruar sipas kërkesës për heqje të masës së kujdesit për Sasho Mijallkovin.

“Në lidhje me informacionet e lidhura me personin S.M. i akuzuar  në shumë lëndë të PSP-së nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informojmë se Këshilli Penal pranë kësaj gjykate aspak nuk ka vepruar sipas kërkesës për heqje të masës së kujdesit  për personin e potencuar dhe se informacionet e lëshuara në opinion janë absolutisht të pasakta”, sqarojnë për MIA-n nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Ndryshe, disa nga mediat publikuan se ish drejtorit për kundërzbulim  Mijallkov i është kthyer pasaporta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button