Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin: Në njësitin elitar “Tigrat”asnjë shqiptar nuk ka mundësi ta veshë uniformën e këtij njësiti

“Diskriminimi në baza etnike, vazhdon edhe pse gati 3 vite kemi një qeverisje të re dhe me individ të cilët, derisa ishin në opozitë thirreshin në drejtësi dhe barazi për qytetarët. Në njësitin elitar “Tigrat” që nga themelimi i saj asnjë shqiptar nuk ka mundësi ta veshë uniformën e këtij njësiti, edhe pse ato janë pjesë e disa prej njësiteve të ngjajshme për të cilat, poashtu bëhen testime të njëjta gjë që dëshmon, se edhe shqiptarët kanë kuadro të përgatiturë profesionalisht për të qenë pjesë e këtij njësiti. Lëvizja Besa, vlerëson se edhe pse ministri Spasovski dëshiron të arsyetoj mos pjesmarrjen në njësitin “Tigrat” të asnjë shqiptari, me atë se përkatësia etnike nuk është kriter dhe arsye për të qenë pjesë aktive e këtij njësiti”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Siç thuhet në reagim, këto praktika diskriminuese janë zbatuar nga qeverisjet e kaluara, por për fat të keq edhe të qeverisjes aktuale, që erdhi me moton “jetë për të gjithë” vazhdon me qasjen e njëjtë, ku si duket përkatësia etnike bëhet pengesë për pjesëmarrjen në këto njësite elite.

“Për fat të keq duhet të konstatojmë, se edhe partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritarë me qëndrimet e tyre indolente, kanë ndihmuar që shqiptarët të vazhdojnë të diskriminohen siç është rastit me njësitin special “Tigrat”.

Pyesim ministrin e punëve të brendshëm Spasovski: A ekziston betim joformal që disa prej njësive të mbahen etnikisht të pastra pa prezencën e shqipatrëve në to?

Lëvizja Besa, kërkon nga ministri i punëve të brendshëm dhe qeveria, përfshirë edhe përfaqësuesit shqiptarë në koalicion, me gjithë kapacitetin e tyre për të luftuar diskriminimin etnik në çdo sferë për të patur institucione multietnike dhe për të reflektuar realitetin shoqërorë në vend. Poashtu, kërkojmë nga përfaqësuesit shqiptarë në koalicionin qeveritar të japin kontributin e tyre për interesat e shqiptarëve dhe të mos shikojnë vetëm interesat e tyre personale dhe grupore. Pas ndryshimit të regjimit vazhdimi i status quos dhe mendësisë së vjetër, është e papranueshme për Lëvizjen Besa dhe qytetarët e vendit, pasiqë rruga drejt NATO-së dhe BE-së nuk mund të arrihet me këto diskriminime që iu bëhen shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button