Pastërtia në Tetovë: Autoritetet nuk kanë dënuar asnjë hedhës të materialeve ndërtimore

Autoritetet e Tetovës për 9 muaj nuk kanë dënuar asnjë person për hedhje të mbeturinave ndërtimore. Në mungesë të deponisë për materiale të ngurta, ashtu siç inspektoi Portalb.mk në terren, qytetarët dhe ndërmarrjet publike i kanë hedhur mbetjet nga punët ndërtimore me traktorë dhe kamionë. Kjo është një ndër arsyet pse Tetova është e papastërt, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të siguruara nga Portalb.mk, në nëntë muajt e fundit, në rajonin e Pollogut policia gjithsej ka dënuar 24 persona për hedhje të mbeturinave sipas nenit 14-të të ligjit për higjienë publike, që përfshinë, hedhjen e leckave, shpuzave të cigareve, çamçakëzëve etj., ndërkaq asnjë person nuk ka dënuar për hedhje të mbeturinave sipas nenit 14-a, gjegjësisht për hedhje të mbeturinave ndërtimore.

“Gjatë nëntë muajve të kaluar të vitit 2018 pjesëtarë të policisë së punëve të brendshme në Tetovë kanë shqyrtuar 24 dënime për thyerje të ligjit për pastërti publike. Ndërsa sa i përket nenit 14-a të ligjit për pastërti publike në nuk ka të ndaluar apo sanksionuar asnjë person i cili ka të bëj me mbetje dhe lëshimin e kanalizimit fekale“, thotë për Portalb.mk, Marjan Josofovski, zëdhënës si SPB Tetovë.

Ndërsa nga Komuna e Tetovës, për Portalb.mk, konfirmojnë se nga gushti i vitit 2018 deri më tani, inspektorati komunal ka sanksionuar 10 ndërmarrje për ndotjen e ambientit jetësor, por asnjë nga këto dënime nuk është për hedhjen e materialeve ndërtimore apo mbeturinave në një sasi më të madhe.

Ndryshe, Komuna e Tetovës nuk ka deponi për materialet e ngurta andaj nëpër vende publike janë hedhur me traktorë dhe kamionë mbeturina ndërtimore. Autoritetet duhet të angazhohen që sa më parë ta realizojë premtimin, i cili do të parandalonte kaosin me hedhjen pa-kontroll të këtij lloji të mbetjeve.

Banorët kërkojnë:

Autoritetet të bëjnë inspektime dhe kontrolle më të shpeshta në terren si masë parandaluese ndaj hedhjes së materialeve të rënda

Sipas ligjit, personat fizik që kapen duke hedhur mbeturina ndërtimore dënohen me shumë parash prej 150 deri në 200 euro, ndërkaq personat fizik me 4.000 euro.
–  Ne aplikacionin  “E-report” (kliko mbi të për ta hapur) ku qytetarët mund të raportojnë për sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin jetësor.

LEXO: Pastërtia në Tetovë: mungesa e deponisë për materiale ndërtimore ka shkaktuar kaos me hedhjen e mbeturinave
LEXO: Pastërtia në Tetovë: koshat e stërmbushur janë jofunksional dhe duhet të zëvendësohen (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button