Tomlin e nanës, bal!

Fenomeni jonë shqiptar është ta kujtojmë dikend pasi që vdes ose njëkoshit e vlersojmë atë pasi që shuhet.

Asocova te  “tomlin e nanës, bal” i Ali Podrimjes, duke shpuar ato njerëz që shiten si bleta ndërsa janë insekte mishngrënës.

Politika rrjedh nga nje fjalë akrobatike POLI – shumë TIKA – insekt mishngrënës.

Nga fjala e vjetër latine ose më saktë nga një frange e vjetër, politikan do të thotë shërbëtor, këtu po ngelem ta bëjmë një korrelacion mes “shërbëtorit” të atëhershëm dhe “politikanit” sot.
Si e bardha me të zezën.

Dukuria shumë fatkeqe që është shndërruar si sindrom i pa shërueshëm është metodologjia vepruese politike e politikanëve shqiptarë sot, dikur politikan ka qenë çdo plak, çdo trim, çdo shqiptar sepse ka pas nder, moral dhe traditë, ndërsa sot politikan shqiptar mundet të jetë çdo hajn, tradhtar, ose një gënjeshtar, shkaku se ka harruar TOMLIN E NONËS.

Sot ata nuk janë të vetëdijshëm që janë rritur nga pluhuri që e thith çdo shqiptar, nga buka dhe krypa e çdo familje tradicionale shqiptare, sot ato nuk shohin nënën e tyre sepse i kanë dritaret me të zeza, sot nuk dinë cila ditë është dhe çfarë kohë është.

Nuk ka përgjigje vallë jetojnë për të ngrënë apo hanë për të jetuar. Nëna që jep qumësht për politikanët shqiptar është paraja.

Politikanët janë sikur pëllumbat, derisa janë në tokë ushqehen nga duart tona, si të ngjiten lart të godasin në maje të kokës!

Faik Konica thoshte: në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga trimëria dhe rastësia, ndërsa vdiq nga politikanët shqiptar!

Ndikimin më të madh në çrregullim e sistemit kombëtar ka rinia. Jemi populli me moshë mesatare më të re, por nga ana tjetër jemi më pasiva dhe të degraduar. Që në fillim kemi emra jo shqiptarë, muzikë jo shqiptare, sjellje jo shqiptare, mendje jo shqiptare, dukuri në karakter jo shqiptare, sjellje jo shqiptare, vetëdije jo shqiptare.

Martohemi me serb, sllavo maqedonas, anglez, amerikan, Italian e grek. Një miku i im më tha, ne shqiptarët si rini por edhe si komb jemi bo Eurovision, prej të gjithëve kemi marrë diçka, sepse gjithçka çka sjellim ne rinia është e huaj ose e standarnizuar.

Nuk ekziston as ambicia afatshkurte, mos të flasim për ndonjë vizion afatgjatë.  Besoj që duhet të vetëdijesohemi, të orientohemi në libra dhe jo në droga e duhan, në komb e fe, të mendojmë  ndryshe dhe ta shfrytëzojmë atributin tonë dhe outputin tonë më të madh që e kemi, rininë.

Shkruan: Ariton Rama

 

Lajme të ngjashme

Back to top button