Palmer: Nuk kam pse të takohem me Ivanovin dhe Mickoskin

Zëvëndës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euro Azi, Metju Palmer, e ka konsideruar si historike vendimin e deputetëve dhe fillimin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, shkruan Novatv.

Palmer njoftoi se është takuar me 30 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare në mesin e të cilëve dhe deputet e opozitës të cilët votuan për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, dhe u shpreh i shqetësuar për kërcënimet që kanë marrë disa deputet.

Ai njoftoi se nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe as me presidentin Gjorgje Ivanov, pasi që sipas tij gjithçka që duhej të dinë dhe gjithçka që duhej ti përcjell e ka bërë Ves Michel në letrën e tij.

Sa i përket udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara kanë dëgjuar se në mënyrë deklarative janë për BE dhe NATO, por se pozita e tyre është shumë pre-abstrakte dhe teorike dhe presin që VMRO-DPMNE ta përkthejë atë angazhim deklarativ në vendime konkrete politike, e cila do të ishte mbështetja për Marrëveshjen e Prespës, përmes së cilës Maqedonia do të shkoj rrugës drejt BE-së dhe NATO-s.

Diplomati Metju Palmer në Maqedoni: Kjo është kthesë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button