Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë kallzim penal kundër gazetarit Milenko Nedelkovski

Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë kallzim penal kundër gazetarit Milenko Nedelkovski. Siç njoftojnë nga kjo ministri, gazetari Nedelkovski përmes komenteve të shpërndara në rrjetin social Fejsbuk e ka rrezikuar jetën e Kryeministrit Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai ngarkohet për dy vepra penale rrezik për sigurinë dhe përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik.

“Departamenti për krimin kibernetik në Ministrinë e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me SPB Veles, i ka dorëzuar një ftesë për një bisedë zyrtare me personin MN. (61) nga Shkupi, kurse pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkup 1, më 22 tetor 2018, është kryer kërkim i shtëpisë dhe objekteve të tjera ku janë gjetur mjete që kanë të bëjnë me hetimin”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Është arrestuar Milenko Nedelkovski (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button