Mungesa që i jep jetë kohës që po ik

Brodhëm tanë ditën e lume nënqiellit bojë pasteli të kaltër e me diell.
Kohën e harxhuam duke shetit
Parisin me anijen mbi Senë.
Dikur ulëm nën urë me ngranë, çka kishim marrë me vete prej shtëpie.
Më pas hangrëm edhe akullore e përjargeshim nga të qeshurat me za.
Në një plato djathtas, dikund ma poshtë urës,
muzika e një kange të vjetër që s’harrohet:
“Mon amant de Saint-Jean” ku vallëzonin disa burra e gra.
Ishte një ditë e bukur, me plot çaste të lumtura në Paris.
Të lumtur si lulet e majit që duhen, të lira rriten, padashur që kanë mbi.
Ditët si kjo s’ti kthen kush.
U kthyem të lodhur në shtëpi.
Pasdarke prapë ai kumbimi i të qeshurave,
duke u tallur me njëri-tjetrin, në banjë para pasqyrës.
Në dhomë spektri i dritës ishte shtri para nesh shtratit e s’na la sytë i me mbyllë.
Edhe kur ra natë mbi gjithëçka, e mbi gjithë njerëzinë.
Po shkrihesha unë me hanën në fytyrë nga fryma e nxehtë e gjoksit.
Sall kujtime, që m’derdhej nënkresës.
E, gishtave që rrihnin si zemra, duke mu shetit supit,
qafës e flokëve deri n’maje t’kres.
Ditët ishin përngut.
Rrëshqitën. Me vrap morrën ikën.
Mungesën tande gjithëkah mureve e vara.
Në dhomën e ditës plot andje.
Në kuzhinën me erë t’mirë.
Në dhomë gjumi ku kryqëzohen gjitha rrugët e botës.

Ah, kjo mungesë që mi jep jetë andrrave.
Vetmisë. Kohës që po ik!

Poezi nga Fakete Rexha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button