Tajvan, 18 të vdekur si pasojë e daljes së trenit nga shinat

Si pasojë e daljes së trenit nga shinat në Tajvan, të paktën 18 persona humbën jetën dhe 187 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi pasditen e djeshme kur treni Express Puyuma po transportonte 366 pasagjerë nga qarku Shulin New Taipei në qytetin bregdetar juglindor, Taitung. Treni me tetë vagonë doli nga shinat pranë stacionit Xinma në qarkun Yilan.

Administata e Hekurudhave e Tajvanit (TRA) raportoi se hetimi për shkakun e aksidentit është ende në zhvillim e sipër.

Treni Express Puyuma mëngjesin e sotëm ka rifilluar me shërbime dy-kahëshe në rrugën e saj të vetme të mbetur.

Presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen, në mëngjes vizitoi skenën ku treni doli nga shinat dhe më pas vazhdoi drejt spitalit, ku të mbijetuarve u ofrohet kujdesi mjekësor.

Dje, kryeministri William Lai po ashtu vizitoi vendin e fatkeqësisë.

Udhëheqësit e vendit shprehën ngushëllimet e tyre për familjet dhe miqtë e viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button