Një automjet i Konsullatës Saudite gjendet në një lagje të Stambollit

Një automjet me targa diplomatike i Konsullatës Saudite në Stamboll gjendet në një parking në lagjen Sultangazi të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjeti është gjetur nga ekipet policore në kuadër të hetimit të Prokurorisë Publike të Stambollit mbi vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi.

Automjeti me targa “34 CC 1736” u gjet i parkuar në një parking në Sultangazi.

Ekipet policore kanë rrethuar vendin me kordon të sigurisë ndërsa kanë kërkuar leje nga Konsullata dhe Prokuroria për të kryer ekzaminime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button