Enti për statistikë: Gjendja ekonomike me përmirësime

Gjendja ekonomike në tremujorëshin e dytë të këtij viti është më e volitshme në krahasim me vitin paraprak dhe në krahasim me tremujorëshin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, vlerësimi për gjendjen financiare të ndërmarrjeve dhe kompanive është përmirësuar në krahasim me tremujorëshin e kaluar dhe në krahasim me tremujorëshin e njëjtë në vitin 2011.

Ndikim më të madh në kufizimin për përmirësimin e aktivitetit të tanishëm ndërtimor kanë shpenzimet e rritura për materiale me 26.8 për qind, shpenzimet e rritura financiare (kamatat) me 23.3 për qind, mungesa e pajisjes me 17.3 për qind dhe mungesa e materialeve 9.5 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button