Macron – Trump: Shqetësime për vdekjen tragjike të gazetarit Jamal Khashoggi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku ka theksuar rëndësinë e “Marrëveshjes për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme” për sigurinë e Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pallati Presidencial i Francës Elysee bëri të ditur se në bisedën telefonike presidenti Macron ka folur për Marrëveshjen për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme, e cila është nënshkruar në vitin 1987 dhe ka për qëllim mbrojtjen e aleatëve në Evropë dhe në Lindjen e Largët.

“Presidenti (Emmanuel Macron) ka rikujtuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke filluar nga siguria dhe stabiliteti strategjik i Evropës”, theksuan nga pallati presidencial francez.

Nga atje po ashtu theksojnë se gjatë bisedës presidenti francez dhe ai amerikan kanë folur për të ardhmen e kësaj marrëveshjeje, si dhe kanë diskutuar për gjendjen aktuale për çështjen e Sirisë.

“Ndanë shqetësimet e tyre në lidhje me kushtet të cilat shkaktuan vdekjen tragjike të gazetarit saudit Jamal Khashoggi”, thuhet në deklaratën e pallatit presidencial.

Ndërkaq, Trump ishte shprehur se shteti i tij do të tërhiqet nga “Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme” të nënshkruar me Rusinë.

“Ne ishim pala që mbetëm në marrëveshje dhe që e respektuam atë, por Rusia për fat të keq nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe për këtë arsye do të anulojmë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja”, ishte shprehur Trump.

Marrëveshja për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme, e cila ka për qëllim mbrojtjen e aleatëve në Evropë dhe në Lindjen e Largët, u nënshkrua në vitin 1987 në Washington mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Marrëveshja ndalon që Rusia dhe SHBA-të të blejnë, prodhojnë apo testojnë raketa me rreze 300-3400 milje që gjuhen nga toka. SHBA-të shpesh e akuzonin Rusinë për shkelje të kësaj marrëveshjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button