Çfarë parasheh Traktati për Armët Bërthamore?

I nënshkruar në mes të Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik më 1987, Traktati për Armët Bërthamore, ka ndaluar përdorimin, posedimin dhe testimin e të gjitha raketave bërthamore dhe atyre jobërthamore me rreze të shkurtër dhe mesme veprimi, përveç armëve të nisura nga deti, shkruan REL.

Pakti është nënshkruar afër përfundimit të Luftës së Ftohtë, periudhë kohore, e cila është përshkruar si tejet tensionuese në mes të Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Mirëpo presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë së fundmi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë Rusinë “të krijojnë armë derisa neve nuk na lejohet” një gjë e tillë.

“Nuk e di pse presidenti amerikan, Barack Obama nuk ka negociuar apo nuk është larguar” nga deklaruar Trump duke iu referuar këtij Traktati gjatë një tubimi në Nevada.

Trump thotë se SHBA mund të tërhiqet nga traktati bërthamor me Rusinë

Më 2014, presidenti Obama pati akuzuar Rusinë për shkelje të kësaj marrëveshjeje, pas dyshimeve se rusët kanë testuar raketa tokësore, megjithatë ai kishte vendosur të mos hiqte dorë nga pakti edhe pas presionit të liderëve evropianë, të cilët kanë thënë se një vendim i tillë do të niste sërish garë armësh.

Mirëpo, Shtetet e Bashkuara kanë insistuar se rusët kanë zhvilluar një raketë me rreze të mesme veprimi, të quajtur Novator 9M729.

Kjo raketë është thënë se i mundëson Rusisë të nisë sulme bërthamore drejt shteteve të NATO-s.

Mirëpo Rusia ka komentuar pak këtë armë, përveç mohimit se është në kundërshtimin me Traktatin e nënshkruar me SHBA-në.

Kongresi pa konsensus

Në Kongres nuk duket se ka ndonjë mendim të ndarë rreth asaj nëse presidenti amerikan, Donald Trump është duke bërë vendimin e duhur për ta tërhequr SHBA-në nga marrëveshja për kontrollin e armëve me Rusinë.

Senatori, Rand Paul ka thënë se mendon që ky vendim do të ishte “gabim shumë shumë i madh për t’u larguar nga marrëveshje historike. Ai ka thënë për “Fox News Sunday” se të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje, ndërkohë që ai ka kërkuar “diskutime racionale” me ekspertët për të parë nëse Uashingtoni dhe Moska mund të zgjidhin dallimet.

Mirëpo senatori, Lindsey Graham, ka mbështetur Trumpin për vendimin e tij.

“Absolutisht, vendimi i duhur. Rusët na kanë mashtruar”, është shprehur ai për Fox News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button