Ministri saudit: Princi Mohammed bin Salman, nuk ka qenë i informuar për vrasjen e Kashoggit

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka pohuar se gazetari Jamal Khashoggi u vra brenda Konsullatës Saudite në Stamboll dhe se Princi i Kurorës nuk ishte “i informuar” për këtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Princi i Kurorës (Mohammed bin Salman) e ka mohuar këtë. Ai nuk ishte i informuar për këtë. Ky ishte një operacion që ishte një operacion mashtrues”, tha al-Jubeir për Fox News.

Al-Jubeir tha se asnjë nga ata që përfshihen në vrasjen e Khashoggit nuk kishin lidhje të ngushta me princin e kurorës.

“Ky ishte një operacion ku individët përfunduan duke tejkaluar përgjegjësitë që kishin dhe bënë gabimin kur ata vranë Jamal Khashoggin në konsullatë dhe ata u përpoqën të mbulonin atë”, theksoi ai.

I pyetur se si një kolumnist 60-vjeçar rezistoi 15 forcat e sigurisë, al-Jubeir tha: “Unë nuk besoj se të gjithë 15 anëtarët ishin në konsullatë kur kjo ndodhi. Ne po shohim çdo anëtar individual të ekipit. Ne jemi duke u përpjekur për të gjetur se si ata janë mbledhur”.

Ai po ashtu iu përgjigj kërkesës së një ligjvënësi të SHBA-ve, i cili tha se ishte “i sigurtë” se princi i kurorës ishte “i përfshirë dhe ai e drejtori vrasjen”, duke thënë se kjo nuk ishte bazuar në fakte, por në emocione.

Duke theksuar se “ishte një gabim i jashtëzakonshëm”, ministri saudit shprehu ngushëllime për familjen Khashoggi.

Al-Jubeir po ashtu theksoi se nuk i dinë detajet e vrasjes dhe “ku është trupi”.

Për herë të fundit, Khashoggi u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa ditëve të mohimit se nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi u vra gjatë një zënke brenda konsullatës.

Sipas burimeve të policisë turke, në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 shtetas sauditë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy avionë dhe vizituan konsullatën ndërkohë që Khashoggi ende ishte brenda. Të gjithë individët e identifikuar kanë lëshuar Turqinë.

Një ekip i përbashkët turko-saudit të enjten përfundoi një hetim mbi rastin, pasi kreu hetime në rezidencën e konsullit të përgjithshëm si dhe në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button