Mijallkov në qendër të grindjeve në VMRO-DPMNE

Anëtarët e VMRO-DPMNE-së në rrjetet sociale publikojnë “skenarë” të ndryshëm që do të mundeshin të ndodhin në seancën e Komitetit Qendror partiak, në të cilin ashtu siç paralajmërojnë, është caktuar për sonte në ora 19:00. Këmbimi i qëndrimeve tregon se ekziston ndarje e madhe mes anëtarësisë dhe se debati kryesor është fokusuar në ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe kushëriri i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

Cilat skenare janë në lojë?

Sipas njërës palë, partia ka menduar që ta përjashtojë nga anëtarësia Sasho Mijallkovin, ndërkaq sipas tjerëve “krahu i Mijallkovit” do të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të partisë Hristijan Mickoski. Në reagimet që e mbrojnë Mickoskin, Mijallkov është i identifikuar si fajtor kryesor për votimin e propozimit për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht “orkestrues i të premtes së zezë”. Akuzat më të shpeshta janë se “ai drejtpërdrejtë ka ndikuar në votimin në Kuvend dhe në dëm të Maqedonisë”.

Pastaj, anëtarët e partisë paralajmërojnë se që të fshihet “zgjerimi i tij në LSDM”, do të shkaktohet skenar për zgjerim të dorëheqjes nga lideri i VMRO-DPMNE-së dhe të caktohet kongres i jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë”.

Të tjerët, nga ana tjetër, replikojnë se “votimi në Kuvend është si rezultat i faktit se Mickoski nuk ka arritur që t’i largojë me një anë strukturat kriminale në parti dhe se ai ka lejuar që të jetë i udhëhequr nga Gruevski, Mijallkov dhe Martin Protogjer”, transmeton Portalb.mk.

Ata të cilët nuk janë të kyçur në këtë debat në rrjetet sociale, dhe nuk janë të informuar për gjendjen në parti, thonë se atë që e lexojnë nuk janë skenarë të ndryshme, por “një skenar për të cilin janë marrë vesh”, për çka anëtarësia nuk është e vetëdijshme.

“Çfarëdo që të ndodh, gjithçka do të jetë rezultat i skenarit që janë marrë vesh. Përpjekja tani është e drejtuar vetëm drejt ndërtimit të perceptimit të fuqishëm te anëtarësia për ndonjë jo-lëshueshmëri të liderit, për patriotizëm deri në fund, për forcim të partisë, për përpjekje eventuale për pastrim të partisë nga strukturat komprometuese etj. Kjo është episodë në të cilën çdokush duhet që ta verifikojë si të fituar atë që e ka kërkuar – dikush pozicion, dikush qetësi”, thonë burimet e “Dojçe Vele”.

Mbështetje nga SHBA për Marrëveshjen e Prespës

Tensionet e këtilla dhe akuzat në partinë opozitare i hodhën në hije ngjarjet e tjera. Sot fillon të rrjedh afati prej 30 ditëve, në të cilin Kuvendi duhet që të fillojë formimin e trupit kuvendor i cili do të përgatit plan për qetësim dhe pajtim nacional. Atë e ka propozuar grupi i deputetëve opozitar të cilët i kanë përkrahur ndryshimet kushtetuese, ndërkaq shumica parlamentare ka pranuar pasi që kryeministri Zaev ka ftuar për falje dhe pajtim për ngjarjet e 27 prillit.

Nga ana tjetër, sot në Shkup ka arritur zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Methju Palmer. Palmer vjen në Shkup pas vizitës së Serbi, u ka marrë pjesë në Forumin për Siguri.

Kekenovski: Vëllezërit e deridjeshëm të interesit në VMRO-DPMNE, u bënë armiq të përgjakshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button