Diplomati Metju Palmer në Maqedoni: Shtytje për implementimin e marrëveshjes së Prespës (FOTO+VIDEO)

Zëvendësndihmës sekretari shtetëtror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Metju Palmer i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Diplomati amerikan Palmer ka realizuar takime me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me liderët partiakë, Ali Ahmetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Afrim Gashin e njërit fraksion të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin e fraksionit tjetër të Lëvizjes BESA, dhe Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët.

Në fund të ditës u takua edhe me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe pas takimit mbajtën një pres konferencë të përbashkët.

Zaev – Palmer: Kjo është kthesë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Tetëdhjetë votat për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës në Kuvend paraqesin kthesë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe popullit të Maqedonisë, ka deklaruar sot zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane të SHBA-së, Metju Palmer në pres konferencën me kryeministrin Zoran Zaev, transmeton MIA.

“Si që lëvizni në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, anëtarësimit në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Maqedonia, liderët e Maqedonisë, populli i Maqedonisë mund të konsiderojë në përkrahjen e SHBA-së. Në takimin me Zaevin kemi biseduar për Marrëveshjen e Prespës, implementimin e saj, procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë mes Maqedonisë dhe SHBA-së”, ka thënë Palmer.

Palmer- Zaev/ Foto:MIA

Zaev ka theksuar se takimi me Palmerin vjen në një moment të rëndësishëm dhe vetëm disa ditë nga hapi i madh drejt të ardhmes së bërë në Kuvend.

“U pajtuam se vendimi i deputetëve ka peshë historike. Ai vendim i deputetëve edhe nga pushteti dhe opozita edhe një herë konfirmuan përcaktimin euroatlantik për të ardhmen e vendit. Deputetët dhe forcat demokratike në vend, guximshëm morën përgjegjësinë dhe shkruan historinë”, ka thënë Zaev.

Ka shtuar, mes tjerash se të gjithë aleatët e kanë përshëndetur përgjegjësinë e treguar të deputetëve.

“Vendimi i deputetëve është nxitje të hapim faqen e radhës të historisë së bukur të vendit tonë. Të nisim të shkruajmë ndodhitë e ardhshme me pajtim politik, falje dhe bashkim. Ajo na nevojitet si asnjëherë deri tani”, ka shtuar Zaev.

Ndryshe, është kjo vizitë e dytë e Palmerit në vend këtë vit. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Palmer, për herë të fundit në takime me kreun shtetëror të vendit ka qenë në gusht të këtij viti.

Palmer – Dimitrov: Realizimi i tërësishëm i Marrëveshjes me Greqinë

Perspektivat euroatlantike të Maqedonisë, si dhe situata aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon, kanë qenë temë e takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe zëvendës ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Metju Palmer, transmeton Portalb.mk.

Siç shkruan në kumtesën e MPJ-së, ministri Dimitrov ka dërguar falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik.

Dimitrov ka theksuar se qytetarët, të ardhmen e Maqedonisë e shohin në familjen euroatlantike dhe ka shprehur bindjen se me sukses do ta ecim rrugën drejt vendit meritor në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në takimin Dimitrov – Palmer është folur edhe për aspektet vijuese të procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO, si dhe për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, deri te realizimi i tërësishëm i Marrëveshjes me Greqinë.

***********************************************************************************

Takimi Sela – Palmer: Përveç marrëveshjes së Prespës, Maqedonisë i duhet një kohezion i brendshëm politik

15:40 – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka zhvilluar takim me ndihmës sekretarin amerikan për çështje Evropiane Mattew Palmer, transmeton Portalb.mk.

Kryetari Sela, fillimisht ka falënderuar Palmer, që SHBA nëpërmjet përfaqësuesve diplomatik të saj kanë kontribuar që proceset politike në Maqedoni të lëvizin pozitivisht dhe në interes të proceseve demokratike dhe të euro-integrimeve.

Kryetari Sela, ka informuar zv. ndihmës Sekretarin Mattew Palmer për rolin dhe kontributin politik të ASH-së, për proceset euro-integruese, përkrahjen e referendumit si dhe mbështetjen për ndryshimet kushtetuese, për marrëveshjen e Prespës, që do të hapte rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Ziadin Sela, ka informuar Palmer se përveç domosdoshmërisë që vendi sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, Maqedonisë i duhet një kohezion i brendshëm politik, i qëndrueshëm mes dy komuniteteve me të mëdha në vend edhe atë atij maqedonas dhe shqiptar. Në kuadër të kësaj kryetari Sela ka vlerësuar se procesi euroatlantik si dhe barazia politike, ekonomike dhe sociale, do ta forconte karakterin multietnik të vendit dhe do ta përshpejtonte procesin euro-integrues.

******************************************************************************************

Takimi Kasami – Palmer: Amendamente që do të reflektojnë realitetin e Maqedonisë

13:40 – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot ka realizuar takim me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Matthew Pallmer, transmeton Portalb.mk.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend dhe votimin në parlament për hapjen e kushtetutës. Kryetari Kasami gjithashtu falënderoj SHBA-të për përkrahjen ndaj këtij procesi vendimtar për Maqedoninë dhe siguroj se Lëvizja BESA do të mbështes çdo proces që është në të mirën e gjithë qytetarëve të vendit.

Kryetari Kasami e informoi për angazhimin e Lëvizjes BESA në procesin për ndryshimet kushtetuese me amendemate për qartësimin dhe formulimin e një kushtetute e cila do reflektojë realitetin shoqëror të shtetit.

Ndihmës sekretari Pallmer, falënderoj kreun e BESËS për mbështetjen e vazhdueshme që iu jep reformave si parti opozitare.

**********************************************************************************

Takimi Gashi – Palmer: Shtytje për implementim të Marrëveshjes së Prespës

11:00 – Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane, Metju Palmer, transmeton Portalb.mk.

Palmer ka falënderuar kryetarin Gashi për rolin e tij konstruktiv për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe ka inkurajuar për implementim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës si mundësia e vetme për hapjen e perspektivës euro-atlantike të vendit.

Kryetari Gashi siguroi zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit se Lëvizja BESA me tërë kapacitet e sajë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të implementimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës dhe të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Gjithashtu temë e këtij takimi ishin edhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

******************************************************************************

Takimi Ahmeti – Palmer: Dita e premte, fillimi i procesit të zbatimit të marrëveshjes së Prespës

10: 30 -Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sot në Shkup zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Metju Palmer si dhe ambasadorin e SHBA në Maqedoni,  Xhes Bejli.

Në takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, zbatimit të marrëveshjes së Prespës, reformave si dhe integrimit EuroAtlantik, transmeton Portalb.mk.

Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Vendi dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perendimore demokratike.

Ali Ahmeti dhe Metju Pelmer
Ali Ahmeti dhe Metju Palmer

 

Kjo është vizita e dytë e Palmerit në vend sivjet. Zëvendësnidhmës sekreatari shterëror për Çështje Evropiane të SHBA-së, për herë të fundit në takime me kreun shtetëror të Maqedonisë ishte në gusht të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button