Veliu: Korrigjimi i kufijve s’duhet të jetë temë e dialogut final me Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka pritur sot deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU’së, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe raportues për Ballkanin Perëndimor Peter Beyer dhe drejtorin e KAS’it për Maqedoni dhe Kosovë Johanes Rey, transmeton Zëri.

“Gjatë takimit Beyer u interesua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e korrigjimit të territoreve, me ç’rast ishte qëndrim i përbashkët se që çështja e kufijve nuk është temë që i duhet Kosovës në fazën e finalizimit të dialogut me Serbinë”, shkruan Veliu në Facebook.

Ndryshe, gjatë këtij takimi, Veliu, i cili është edhe kryetar i Komunës së Podujevës ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për investimet e bëra në infrastrukturë dhe zhvillimin e komunës, planifikimet, si dhe mundësitë për investime në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button