VMRO: LSDM dhe Zaev e humbën legjitimitetin për të folur për vlera demokratike dhe evropiane

Partia opozitare maqedonase VMRO akuzon LSDM së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, duke thënë se ata e shkelën demokracinë dhe ligjin në Republikën e Maqedonisë.

“Zoran Zaev dhe 80 të dëshpëruarit e tij nuk fituan mandat në zgjedhje për të ndryshuar Kushtetutën, të fshijnë emrin e Republikës së Maqedonisë dhe të ndryshojnë identitetin. Zoran Zaev dhe 80 të dëshpëruarit nuk fituan mbështetje as në referendum për të fshirë historinë, traditën dhe kulturën e Republikës së Maqedonisë. LSDM dhe Zoran Zaev e shkelën demokracinë dhe ligjin në Republikën e Maqedonisë. Duke mos pasur guxim të përballet me vullnetin e qytetarëve i cili ishte i qartë në referendum, Zaev u drejtua në dhunimin e institucioneve, shtetit dhe vullnetit të popullit të vet”, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

“Me këtë miratim të dhunshëm të ligjeve kundër vendimit të popullit dhe mbledhjes së dhunshme të votave në Kuvend nën kërcënimet e persekutimit politik, LSDM dhe Zoran Zaev e humbën legjitimitetin për të folur për vlera demokratike dhe evropiane. Ajo që i ndodhi Maqedonisë është turp dhe precedent që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë. Me këtë akt LSDM-ja dhe Zaev i dhanë fund karrierave të tyre. Shumë shpejt do të duhet të përballen me qytetarët, ndërsa atëherë ky pushtet kundër popullit dhe jodemokratik do të shkojnë në histori.  Maqedonia dhe populli shumë herë në histori janë përballur me vështirësi por çdoherë kanë dalë fitimtarë, sepse populli asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vendi i tyre’, thuhet më tej në njoftim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button