Xhaçka në 20-vjetorin e Forcave Speciale Shqiptare: Kjo trupë është një aset kombëtar dhe krenaria e Shqipërisë

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në 20-vjetorin e Forcave Speciale Shqiptare, ka thënë se djemtë e kësaj trupe janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Kjo trupë është një aset kombëtar dhe krenaria e Shqipërisë”.

Postimi i ministres Xhaçka:

“20 vjet duken pak, por nuk është pak ajo çfarë Forcat Speciale i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin historisë së Forcave tona të Armatosura dhe vendit tonë.
Kjo trupë është një aset kombëtar dhe këta djem janë krenaria e Forcave tona të Armatosura, krenaria e vendit tonë. Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia.
Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm.
Forcat tona Speciale do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë
Këta djem duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë dhe kjo forcë të modernizohet më tej.
Janë vërtet specialë dhe vendi do t’u jetë përherë mirënjohës për çfarë kani bërë dhe vijojnë të bëjnë”, ka shkruar Xhaçka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button