Drejtësi e ngadalësuar: 650 gjykime shtyhen për një vit e gjysmë për shkak të mungesës së prokurorit

Për një vit e gjysmë (2017 deri në qershor 2018) në gjykatën penale të Shkupit janë shtyer 672 gjykime, nga të cilat Njësia për krim të organizuar dhe korrupsion, ka shtyer 650 raste për shkak të mungesës së prokurorit, tregojnë të dhënat deri te të cilat erdhi Makfaks, nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik, transmeton Portalb.mk.

I tillë është rasti me gjykimet për revolucionin laraman, ku rasti shtyhet me kërkesë të prokurorëve. Në seancën e fundit për lëndën “Magjar Telekom” nuk u paraqit i akuzuari Ermon Neziri.

Nga njësia e Shkupit thonë: “Ju njoftojmë se janë kryer rregullimet në sistemin AKMIS, dhe u vërtetua që gjatë periudhës së lartpërmendur për shkak të mungesës së prokurorit publik në Njësinë për krim të organizuar dhe korrupsion në këtë gjykatë janë shtyer  22 seanca kryesore, kurse në njësinë  për krime janë shtyer gjithsej 650 gjykime”.

Sasho Rajçev, shefi i njësisë në Shkup për Makfaks tha se arsyeja për shtyrjen e rasteve, mes tjerave është edhe mungesa e prokurorëve dhe kapacitetit të kuadrove teknike të cilët në këtë institucion kryejnë hetimin penal.

“Pas deklaratave për sistematizimin, në Prokurorinë Themelore në Shkup janë paraparë 61 prokurore publik. Në 2007 e deri më tani janë plotësuar 46 vende të prokurorëve, ku 8 prokurorë janë zgjedhur nga njësia për Hetime të krimit të organizuar dhe korrupsionit, 5 janë zgjedhur nga PSP, që do të thotë 13 prokurorë publik janë në funksion të Prokurorisë publike dhe dy vende janë të paplotësuar”, tha Rajçev.

Në prill të 2018 është bërë analizë me të gjitha të dhënat e rrjedhjes së punës dhe për mungesën e kuadrit. Për këtë janë paralajmëruar edhe Prokuroria publike, këshilli i prokurorëve publik si dhe ministria e drejtësisë, por deri më tani nuk ka ndryshime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button