Standardet më të rrepta të emetimit të CO2, pjesë të legjislacionit evropian

Në tetor të vitit 2018 në Luksemburg, Këshilli i ministrave të mjedisit të shteteve anëtare në BE-së arritën marrëveshje mbi rregulloren e propozuar mbi standardet e CO2 për makinat dhe furgonët. Këshilli i ministrave ra dakord për standardet dhe objektivat e reja për emetimet e CO2 të makinave dhe furgonëve.

Emetimet mesatare të CO2 të automjeteve të reja të regjistruara në BE do të jenë 15% më të ulta deri në vitin 2025, kurse deri në vitin 2030 do të ulen deri më 35%.

Këshilli i ministrave të mjedisi, po ashtu ra dakord edhe mbi një mekanizëm nxitës për automjetet me zero dhe me emetim të ulët, siç janë makina plotësisht elektrike ose automjete hibride për sa i përket makinave të pasagjerëve.

Qëllimi i përgjithshëm i propozimit është të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe në arritjen e objektivit të zvogëlimit të emetimit të CO2 prej 35% në BE deri në vitin 2030.

Masat dhe objektivat e propozuara bazohen në kornizën e klimës dhe energjisë të vitit 2030 dhe në strategjinë për energji të unionit, i cili synon reduktimin e emetimeve të transportit dhe konsumin e energjisë. Nevoja për reduktim të karburanteve fosile do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji në BE dhe do të zvogëlojë varësinë nga importet e energjisë nga vendet e treta.

Duke e patur parasysh faktin se, meqë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, në përgjithësi, përveç atyre që janë më pjesë të BE-së, Maqedonia dhe Kosova, në veçanti, rrugëtojnë drejtë anëtarësimit në BE, duhet që të bëjnë edhe harmonizimin e politikave si dhe të legjislacionit të vet të brendshëm me atë të BE-së, duke përfshirë këtu edhe harmonizimin e legjislacionit në fushën e mjedisit jetësor. Harmonizimi i legjislacionit në fushën e mjedisit jetësor nënkupton garantim të çdo qytetari mjedis jetësor të pastër e shëndoshë. Pra, rregullativa e re Evropiane mbi kufizimin e CO2 deri në 25%, përkatësisht deri në 35% deri në vitin 2030 duhet të bëhet pjesë përbërëse e rregullativës së dy vendeve në fjalë, me qëllim të luftimit të ndotjes së mjedisit jetësor, me theks të veçantë të ndotjes së ajrit, ngase këta dy vende më së shumti ballafaqohen me problematikën e ndotjes së ajrit.

Andaj, i bëj apel edhe komisionit Evropian që në raportin e radhës së progresit, këto rregulla të reja mbi mbrojtjen e mjedisin jetësor, mbi emetimin e CO2, si dhe implementimi në praktikë i marrëveshjes së Parisit, të jenë imperativ dhe të zënë vend qendror në raportin i cili pritet të miratohet s shpejti.

STANDARDET MË TË RREPTA TË EMETIMIT TË CO2, BËHEN PJESË TË LEGJISLACIONIT EVROPIAN, POR NË NJË TË ARDHME TË AFËRT TË BËHEN PJESË EDHE LEGJISLACIONIT TË VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR (MAQEDONI DHE KOSOVË).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button