Skandal me shefin e AKI-së – armë e drogë në veturën e babait të tij

Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në një veturë të tipit “Golf”, pronë e Enver Maxhunit, babai i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni.

Në veturën e ndalur nga policia ka qenë i riu, SH.M , djali i shefit të AKI-së, tek i cili si dhe dy persona të tjerë, policia ka gjetur narkotikë e armë pa leje javën e kaluar, në Matiqan të Prishtinës, raporton KTV.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M, kallëzimi penal fillimisht nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Pas interesimit të gazetës “Koha Ditore”, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Policia e Kosovës ka dërguar për media një sqarim, në të cilin thotë i dyshuari R.M, në deklaratën dhënë në polici kishte thënë se e ka harruar armën në veturën e SH.M.

Kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur se rasti duhet të trajtohet pa asnjë ndikim. “Tani nuk kam të drejtë t’i komentoj, por unë besoj që do të dalë në dritë rasti i plotë,” ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button