PD: Vetingu në polici është ndërprerë

Partia opozitare shqiptare ka alarmuar duke thënë se procesi i vettingut në Policin e Shtetit është ndërprerë.

Deputetit i  Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një konferencë për media tha se procesi i vetingut është ndërprerë nga se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë, transmeton Albinfo.ch.

Ai akuzoi pushteti se skandali po mbahet i fshehur nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Verifikimi është ndërprerë, pas një takimi mes Kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentjana Sula dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili është informuar zyrtarisht për 534 drejtuesit e rangut të lartë të Policisë së Shtetit, pjesë e Sigurimit të Shtetit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button