Dhuna në familje, gruaja tenton të vetëvritet
Një grua ka tentuar të vetëvritet në qytetin e Suharekës, duke pirë një sasi helmi (Etiol), pas ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Kallxo.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë në spitalin e Prizrenit.
Sipas policisë, burri i viktimës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.