Urata dhe përgëzime nga faktori ndërkombëtar për votimin e mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë me 80 “për” e ka miratuar nismën për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese, ashtu siç e parasheh Marrëveshje e Prespës me Greqinë për tejkalimin e kontestit të emrit, njofton Portalb.mk.

Pas votimit, ka pasur një sërë uratash nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, duke filluar që nga kryeministri Aleksis Cipras, e deri te sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por edhe përfaqësues së lartë të BE-së për Politikë Jashtme, Federika Mogerini dhe eurokomesarit, Johanes Han.

Më poshtë Portalb.mk, ua sjellë të gjitha reagimet e faktorit të jashtëm për votimin e mbrëmshëm.

(lista vazhdimisht do të përditësohet)

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras

“Urime, miku im, Zoran Zaev. Votimi i sotëm është një hap i madh drejt suksesit të përbashkët. Hap drejt ardhmërisë së qetë dhe prosperuese për popujt tanë”

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi të Mirë, Federika Mogerini dhe eurokomesari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han

“Kuvendi i IRJ Maqedoni ka bërë shumë hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nëpërmjet votimit për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese. Tani presim procedurat nacionale për zbatimin e Marrëveshjes që të vazhdojnë pa anulime, drejt miratimit të ndryshimeve kushtetuese”

Departamenti Amerikan i Shtetit

“SHBA-ja e prëshëndeti vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për të filluar ndryshimet kushtetuese. SHBA-ja beson se Marrëveshja e Prespës është një mundësi historike për përforcimin e stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së tërë rajonit”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

“E përshëndes votimin në  Parlamentin në Shkup për ndryshimet e propozuara kushtetuese. Liderëve qeveritarë dhe politikë u mbetet t’i përfundojnë procedurat kombëtare për marrëveshjen për emrin dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për ta çuar vendin në NATO”

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic

“Shpresoj se hapat e ardhshëm do të zhvillohen lehtë që të mbarojë ky proces. I inkurajoj të gjithë liderët partiakë që bashkë në mënyrë konstruktive që ta finalizojnë marrëveshjen dhe të vazhdojnë me implementimin e së njëjtës”

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk 

“Një votë, një hap i madh më afër marrjes së vendit që u takon në bashkësinë tonë transatlantike”

Kancelari austriak, Sebastian Kurc 

“Ajo jep një erë të fortë në anën e përpjekjeve për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të ardhshëm. Aafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është prioritet i rëndësishëm i udhëheqësisë austriake dhe shtoi se pasi që këto vende të bëhen anëtare të BE-së, Unioni do të jetë i plotë”

Kryeministri shqiptar, Edi Rama

“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë së Veriut. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur. E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

“Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon. Orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

“Maqedonia e zgjodhi rrugën e integrimeve euroatlantike dhe bëri një hap të madh për forcimin e paqes në tërë rajonin tonë. Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë dha shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre. Shteti forcohet dhe integrohet kur të zgjedhurit e popullit marrin vendimet e duhura dhe tejkalojnë interesat politike për interesat shtetërore. Republika e Kosovës i gëzohet këtij vendimi shumë të rëndësishëm të shtetit tonë fqinj. Paqen dhe stabilitetin në rajon e forcojmë vetëm duke dëshmuar vendosmëri në orientimin euroatlantik dhe duke punuar shumë për integrimin në familjen evropiane”

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli

“Përgëzime për Kuvendin e Maqedonisë për votimin e hapjes së ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Deputetët nga të gjitha partitë kanë treguar guxim dhe lidership me atë që janë bashkuar që të ndihmojnë për t’i siguruar vend Maqedonisë në Perëndim, në NATO dhe në BE”

Ministri shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth

“Lajme të mrekullueshme. Shtetësia përpara lojërave partiake! Kuvendi i Maqedonisë me dy të tretat ka votuar për Marrëveshjen e Prespës. Hap i madh përpara drejt BE-së dhe NATO-s. Përgëzime deri te Zoran Zaev, Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani dhe të gjithë miqtë nga Maqedonia”

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë

“Një vendim shumë i rëndësishëm i Kuvendit dhe një porosi e qartë i orientimit euro-atlantik. Sllovenia mbështet fuqishëm fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël

“Mirënjohje e veçantë shkon për përfaqësuesit e opozitës të cilët e kanë marrë përgjegjësinë, edhe përskaj trysnive dhe kërcënimeve nga partia e tyre dhe e kanë përkrahur ardhmërinë euro-atlantike të shtetit të tyre.  Në javët dhe muajt e ardhshëm do të jetë e rëndësishme që liderët politik në Maqedoni me vendosmëri të shkojnë nëpërmjet rrugës së qetësimit dhe interesat e partive të kenë një qëllim – anëtarësimin në aleatët euro-atlantik”

Eurodeputeti Eduard Kukan

“Ai është fillim i procesit, por paraqet hap shumë përpara shumë të rëndësishëm. Do të dëshiroja t’i uroj ata të cilët e kanë përkrahur Marrëveshjen e Prespës, të cilët kanë treguar lidership dhe kanë votuar për ardhmërinë evropiane të vendit të tyre”

Ish ministri i Punëve të jashtme, Nikos Koxias

“Jam lumtur për vendimin e Kuvendit. Përjetoj paradoks. Japë dorëheqje, ndërkaq njëkohësisht ndjehem i gëzuar”

Pasi u votua hapja e procedurës së ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi filloi përpunimin e amendamenteve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button