Sllovenia: Vendimi i Kuvendit të Maqedonisë, porosi e qartë për orientimin euro-atlantik
Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, nëpërmjet në postimi në Tuitter, ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm për fillimin e procedurës për hapjen e ndryshimeve kushtetuese, njofton Portalb.mk.
“Një vendim shumë i rëndësishëm i Kuvendit dhe një porosi e qartë i orientimit euro-atlantik. Sllovenia mbështet fuqishëm fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në reagim.
#Macedonia: a very important decision of the Parliament #Sobranie and a clear message of the Euro-Atlantic orientation. #Slovenia strongly supports the beginning of the accession negotiations of #Macedonia on the #EU and #NATO path. @govSlovenia @SLOinMK @SobranieMK @VladaMK
— MFA SLOVENIA (@MZZRS) October 20, 2018