Ndryshimet kushtetuese, Meta: NATO e BE më afër për Maqedoninë

Presidenti Meta përshëndeti votimin në parlamentin maqedonas pro ndryshimeve kushtetuese për emrin e këtij shteti.

Ai shtoi se kjo gjë është një shpresë e besim se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.

“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.
E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë” – shkroi Ilir Meta.

Pasi u votua hapja e procedurës së ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi filloi përpunimin e amendamenteve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button