Haradinaj dhe Thaçi urojnë Maqedoninë për hapjen e procedurës për ndryshim të Kushtetutës

Kryeministri dhe presidenti i Kosovës dhe Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi kanë uruar Maqedoninë për hapjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk.

Haradinaj, thotë se vota e Parlamentit të Maqedonisë në mbështetje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin.

“Vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Nag ana tjetër, Thaçi, përmes një postimi në Facebook, tha se Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë dha shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre.

“Maqedonia e zgjodhi rrugën e integrimeve euroatlantike dhe bëri një hap të madh për forcimin e paqes në tërë rajonin tonë. Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë dha shembullin e bashkimit të të gjitha partive për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të tyre. Shteti forcohet dhe integrohet kur të zgjedhurit e popullit marrin vendimet e duhura dhe tejkalojnë interesat politike për interesat shtetërore. Republika e Kosovës i gëzohet këtij vendimi shumë të rëndësishëm të shtetit tonë fqinj. Paqen dhe stabilitetin në rajon e forcojmë vetëm duke dëshmuar vendosmëri në orientimin euroatlantik dhe duke punuar shumë për integrimin në familjen evropiane”, shkruan Thaçi.

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button