Karvani i OEMVP në Kumanovë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore ka zhvilluar në Kumanovë takimin prezantues me bizneset e rajonit të Kumanovës dhe Likovës në kuadër të projektit Karvani i OEMVP-së. 

Kryetari i OEMVP-së, Menderes Kuçi përshëndeti të pranishmit dhe uroi që kjo organizatë që tubon bizneset të zgjerohet edhe më tej dhe ka synime të tjera për promovimin dhe zhvillimin e biznesit në Maqedoni. Ai me theks të veçantë përmendi bashkëngjitjen e bizneseve shqiptare të Kumanovës, në këtë institucion organizues, që mbron dhe promovon bizneset brenda dhe jashtë vendit. 

Drejtori i ri i OEMVP, Fatmir Bytyqi informoi mbi punën, arritjet dhe planet e mëtejmë të kësaj ode. 

“OEMVP në vitin 2011 ka arritur të realizojë disa projekte konkrete për përfaqësimin dhe promovimin e bizneseve, përfshirë projektin Biznesi pa kufij, takimet me afaristët, manifestimi sipërmarrës i viti dhe projektet tjera”, theksoi Fatmir Bytyqi, duke shtuar se pas aktivitetit 7 vjeçar, OEMVP është shëndërruar partner i barabartë i odave ekonomike në Maqedoni dhe më gjërë. 

Sipas tij, OEMVP në periudhën e ardhshme planifikon projekte edhe më të gjëra , duke zgjeruar fushat e promocionit, zgjerimin e debatit me institucionet qeveritare dhe institucione tjera. 

“Ne në mënyrë intensive do të ndjekim praktikat që do të ofrojmë bizneset tona në tregjet globale”, theksoi Fatmir Bytyqi.

OEMVP thekson se me punën e deritanishme ka arritur që deri tani për një periudhë dymujore të bëjë 50 anëtarë të rij, por do të vazhdojë edhe trendi i zgjerimit dhe përfshirjes së anëtarëve të rinj. Deri tani OEMVP numëron 405 anëtarë, ku dominojnë bizneset nga Tetova me 165 biznese, Shkupi me 135 biznese, Kumanova me 15 biznese, Gostivari me 41 biznese dhe qytetet tjera. 

Lajme të ngjashme

Back to top button