U ndalua karvani i 4000 emigrantëve, Trump premtoi t’u dërgojë ushtrinë

Një karvan me 4000 emigrantë ishte nisur nga Hondurasi e po marshonin prej ditësh për në SHBA.

Presidenti amerikan u bëri thirrje që të kthehen dhe se do të angazhonte ushtrinë po të afroheshin në kufirin amerikan. Vendeve që do t’i ndihmonin, Trump premtoi se do t’u ndërpriste ndihmat, njofton TCH.

Karavani i emigrantëve vazhdoi marshimin dhe sot mbërriti në Meksikë, që nga Guatemala. Por forcat policore meksikane ndërhynë dhe e bënë të ndalojë.

Ministri i Jashtëm meksikan tha se përfaqësuesit e karvanit janë njoftuar se tani duhet ta vazhdojnë udhëtimin të shpërndarë, jo në grup. Përndryshe do të vazhdojnë të jenë të ndaluar.

Thuhet se teksa marshonin, emigrantët këndonin në kor: “Në një mënyrë a një tjetër, do të kalojmë. Jemi emigrantë, nuk jemi trafikantë.”

Presidenti Trump, ndërkohë, ka falënderuar autoritetet meksikane për bashkëpunimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button