Trump: Duket vërtet se Khashoggi është vrarë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “duket e vërtetë” sikur gazetari saudit, Jamal Khashoggi të jetë vrarë, shkruan Klankosova.

Trump nuk e tregoi se ku e bazoi mendimin. Por ai iu tha gazetarëve në bazën ajrore “Andreës”, se pasojat për sauditët “do të duhet të jetë shumë të rënda”, nëse zbulohet se ata e kanë vrarë.

“Është gjë e keqe, e keqe”, tha ai, raporton Al Jazeera, përcjell Klan Kosova.

Ndërkaq, Turqia ka zgjeruar rrethin e hetimeve edhe në zonat e pyllëzuara duke përfshirë tri zona të ndryshme në periferi të Stambollit.

Khashoggi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më dy tetor dhe që nga ajo ditë ai është i zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button