Bekteshi: Qendra për transferimin e teknologjive pranë Universitetit Nënë Tereza pres të promovojë Maqedoninë si burim i zgjidhjeve innovative

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti Nënë Tereza sot në Shkup nënshkruan një marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit Parku Teknologjik në kuadër të  universitetit. Bashkëfinancimi i Parkut Teknologjisë pranë Universitetit “Nënë Tereza” është në përputhje me masën për mbështetje financiare për krijimin e një parku të ri teknologjik në kuadër të  universiteteve në Maqedoni si pjesë e Programit për konkurrencë, novacioni dhe sipërmarrësi për vitin 2018, qëllimi i të cilit është që të inkurajojë dhe financiarisht ti ndihmojnë universitetet e vendit të krijojnë parqe teknologjike, të cilat duhet të sigurojnë një mënyrë më të përshtatshme të përhapjes së njohurive dhe transferimit të teknologjive, duke rezultuar në një ekonomi të bazuar në dije. Këto parqe teknologjike duhet të ndihmojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ekzistuese dhe të themeluara për të arritur një nivel më të lartë dhe më konkurrues në veprimtaritë e tyre.

Marrëveshja me të cilën do të bashkëfinancohet 75% të fondeve të nevojshme, por jo më shumë se 1.500.000 denarë, u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe rektori i Universitetit Nënë Tereza, Azis Pollozhani.

“Qëllimi kryesor i parkut teknologjik është rritja e fuqisë ekonomike të vendit nëpërmjet të zhvillimit të kulturës së  inovacionit, konkurrencës së kompanive që zbatojnë modele të reja, shërbime ose produkte, si dhe të komunitetit akademik. Sipas përvojave botërore, një institucion i tillë stimulon zhvillimin dhe shkëmbimin e njohurive dhe teknologjisë shkencore midis universiteteve, institucioneve kërkimore, kompanive dhe tregut.

Prandaj thuhet se parku teknologjikë paraqet një formë të re e infrastrukturës sipërmarrëse, e cila solli në një marrëdhënie funksionale: infrastruktura fizike – objekti, shkenca – qendrat kërkimore dhe të inovacionit, laboratorët dhe subjektet e reja afariste – ndërmarrje të reja të vogla si njësi të prodhimit të kompanive më të mëdha, shërbimi financiar dhe kontabilitetit etj. Krahas kësaj lidhjeje me sektorin real dhe të industrisë, sipas meje  më i rëndësishëm është ndikimi dhe përmirësimi i mënyrës së mësimdhënies dhe përgatitja e studentëve për t’u angazhuar në biznes real, diçka që në sistemin tonë ende mungon, “tha Bekteshi.

Të drejtë për të marrë pjesë në thirrje publike kanë pasur të gjitha universitetet e regjistruara në Republikën e Maqedonisë të cilat në kuadër të Universitetit kanë fakultete në fushën e shkencave teknike, teknologjike dhe informative dhe të kenë  një hapësirë ​​për parkun teknologjik të paktën 100 metra katrorë, ndërsa gjatë vlerësimit  kriteri më i rëndësishëm ishte përgatitja e planit të biznesit dhe hapësirës. Lidhur me këtë thirrje publike, ka arritur vetëm një aplikim edhe kjo nga Universiteti “Nënë Tereza”, i cili potësoi kushtet e nevojshme, duke marrë kështu mbështetjen financiare për realizimin e projektit të paraparë.

“Qëllimet e Qendrës për Transfer të Teknologjisë pranë Universitetit Nënë Tereza janë përmirësimi, përforcimi dhe stimulimi i transferit të njohurive nga mjedisi akademik drejt ndërmarrjeve inovative të vogla dhe të mesme ekzistuese  dhe të reja  e Kjo do të thotë sigurimi i njohurive të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë informative komunikuese, energjisë së rinovueshme dhe efikasitetit  energjetik, vlerësimi i rezultateve të kërkimit, duke krijuar një platformë bashkëpunimi midis shkencëtarëve, studentëve dhe sipërmarrësve për të tejkaluar hendekun në mes të mjedisit akademik dhe industrisë, me çrast do  të përforcohet potenciali për rritjen e ekosistemit rajonal nga ndërmarrjet vogla dhe të mesme ekzistuese dhe të reja të teknologjisë së lartë “, tha rektori i Universitetit Nënë Tereza, Prof.dr.  Azis.Polozhani.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, pjesëmarrësit vizituan ambientet e Qendrës së re të Transferimit të Teknologjisë në kuadër të universitetit, për të cilin Ministri Bekteshi shprehu besimin se do të jetë një mënyrë e re dhe moderne për promovimin e Republikës së Maqedonisë si burim i zgjidhjeve inovative.

Nga Programi për konkurrencë, inovacioni dhe sipërmarrësi për vitin 2018Nga programi i Ministrisë së Ekonomisë, me një buxhet rekord vjetor mbi 38 milionë denarë, mbi 120 subjekte morën mbështetje financiare,me çka një  pjesë e mjeteve buxhetore u kthyen  në biznes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button