Qeveria e Kosovës ndan mbi 1 milion euro lidhur me INTERPOL-in

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të premten që të ndajë mjete financiare, me qëllim që siç është thënë, menaxhimit efektiv të aktiviteteve lobuese për anëtarësimin e Kosovës në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë, (INTERPOL).

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nuk ka bërë të ditur se si do të shfrytëzohen mjetet financiare në vlerë të pak më shumë se 1 milion eurove.

“Kur të raportojmë se për çka janë përdorur ju shpjegojmë, tash nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë Haradinaj, transmeton REL.

Gjatë kësaj jave, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova e ka përkrahjen e shumë shteteve që të jetë pjesë e Interpolit, por siç është shprehur ai, i vetmi problem që mund të dalë në këtë drejtim është mosshkuarja e shteteve që do të votonin pro Kosovës në Dubai, sepse udhëtimi është i kushtueshëm.

“Një zyrtar nga Afrika apo nga Karaibet nëse udhëton deri në Dubai, bileta e aeroplanit kushton mes 12 deri në 15 mijë dollarë”, ka thënë Pacolli.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL do të shqyrtohet më 20 nëntor, kur edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button