Maqedoni, fillojnë gjashtë projekte për njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik

Nën organizim të Fondacionit për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis” dhe “Eurothink” – Qendra për Strategji Evropiane, gjashtë organizata civile sot në Qendrën e Burimeve Qytetare në Shkup i kanë prezantuar idetë e tyre me të cilat në korniza të projektit “Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” në disa qytete në vend do të punojnë në zhvillimin e mendimit kritik dhe rritjen e njohurive elementare për mediat dhe shkatërrimin e dezinformatave të cilat shpërndahen nëpër rrjetet sociale, por edhe nëpër media.

Ashtu siç theksoi Filip Stojanovski, drejtori i programit në “Metamorfozis”, qëllimi i projektit është që me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet Programit IPA për shoqëri civile dhe media, të punohet më shumë me qytetarët, në vend se me gazetarët, që të ngritet niveli i mendimit kritik te qytetarët, pasi që dezinformatat dhe dukuritë tjera negative janë të të kahëzuara drejt tyre, dhe jo drejt gazetarëve.

“Të rinjtë janë avangardë dhe edukimi i tyre për mendim kritik është diçka që, shpresoj se do të ketë efekte afatgjate. Edhe këto projekte, edhe efekti i tyre do të kenë një jetë të tyre e cila do të vazhdojë gjatë”, tha Stojanovski.

Goran Llazarov nga “Eurothink”, njëri nga koordinatorët e projektit, tha se ngjarja e sote koordinuese është me qëllim që të krijohet rrjet mes organizatave-fituese të granteve, të cilat në nivel lokal do t’i zbatojnë qëllimet e projektit kryesor.

“Qëllimi i temës rreth mendimit kritik, njohurive elementare për media është që ta lëshojmë në nivel lokal. Një pjesë e madhe e aktiviteteve të sub-grantistëve janë të lidhura me krijimin e prodhimeve mediatike, mbajtjen e ngjarjeve publike dhe qëllimi është që të bëhet rrjetëzim i të gjitha aktiviteteve dhe nëpërmjet këtij të ndikohet në nivel nacional rreth tërë punës. Gjithashtu, pres që të krijohet rrjet që do të ndërtohet edhe mëtej dhe do t’i realizojë qëllimet”, tha Llazarov.

Projektet, të cilat së shpejti do të fillojnë të realizohen janë “Diverziti Media” bashkë me “Alsat M”, DROM nga Kumanova me Televizionin “Plus”, Fondacioni “Fokus” nga Velesi me “Duma” dhe televizioni KTV “Ganimed” nga Manastiri me TV “21”, më pas Instituti për Studime Evropiane bashkë me “Radio studentore”, por edhe “Media plus” nga Shtip bashkë me “Kana; 77”, do të jenë kryesisht për të rinj, gjegjësisht nxënës të shkollave të mesme dhe brucoshët e fakulteteve nga fusha e shkencave shoqërore në Universitetin  e Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button