VMRO-DPMNE kërkon urgjentisht të fillojë votimi për ndryshimet kushtetuese

Deputeti Antonio Milloshoski në emër të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së kërkoi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ta vendos në rend të ditës pikën për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij votimi është zvarritur deri më tani pasi që nuk është siguruar dy e treta e deputetëve, njofton Portalb.mk.

“Kërkojmë nga zotëri Talat Xhaferi, pa shtyrje ta vendos pikën për votim, që të shohë që shumica parlamentare që nuk ka shumicë. Kanë kaluar 19 ditë nga referendumi i dështuar. Shohim se qeveria po e zvarritë votimin. Këtë po e bën për shkak se shumica është e vetëdijshme se për deputetët më i rëndësishëm është vullneti i qytetarëve se sa presioni i qeverisë, tha Miloshovski.

Ai refuzoi të komentoj lidhur me atë nëse ndonjë deputet i VMRO-DPMNE-së e ka ndryshuar mendjen për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button