Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

Me dhjetë orë vonesë, në Kuvendin e Maqedonisë u miratua leximi i parë i propozimit të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, transmeton Portalb.mk.

Me 80 vota “për”, 39 “kundër” dhe asnjë “përmbajtur”, ndryshimet kushtetuese kanë kaluar leximin e parë.

Për shkak të kontestimit, u kërkua që votimi të bëhet në mënyrë vetanake nga secili deputetë, duke i lexuar me zë secilën votë të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, para leximit të votave kërkoi nga sigurimi i Kuvendit që të mbyllen dyert e sallës plenare.

Vendimi i sotëm hynë në fuqi menjëherë nga sjellja e tij.

Në afat prej 15 ditësh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi duhet të përgatit draft Kushtetutën e Maqedonisë.

LEXO: VMRO-DPMNE-ja, “për” votuan katër deputetë të akuzuar në rastet e PSP-së
LEXO: Shantazhimi, Zaev me demant ndaj informacioneve të “Kurir” dhe “Republika”
LEXO: Janushev: Miliona euro për votat e deputetëve, të ndërhyjë Prokuroria
LEXO: Seanca do të fillojë në ora 21, për VMRO-DPMNE-në ajo ka mbaruar

Kryeministri Zaev pas votimit: Veçanërisht dua t’i falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së


****************************************************************************************
19.25-  
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se seanca kuvendore në të cilën duhet të vazhdojë debati për ndryshimet kushtetuese, pas disa prolongimeve do të filloj në ora 21.00, përcjell Portalb.mk.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, sonte përmes një njoftimi ka thënë se për ata seanca e sotme ka përfunduar.

**************************************

16:30 – Seanca kuvendore në të cilën duhet që të vazhdojë debati për ndryshimet kushtetuese, edhe pse u paralajmërua për në ora 15:00, ende nuk ka filluar dhe nuk dihet se kur dhe nëse fare sot do të fillojë, njofton Portalb.mk.

Në sallën për seanca plenare gjenden një pjesë e deputetëve nga shumica parlamentare, ndërkaq në galeri janë një numër i madh i ekipeve mediatike.

Nuk ka informata se pse përsëri seanca nuk ka filluar në orarin e paralajmëruar. Fillimisht, seanca u paralajmërua se do të fillojë në orën 12:00 dhe pas pritjes prej një ore e gjysmë, është anuluar për në ora 15:00.

Sipas informatave jo-zyrtare që i publikojnë disa media të caktuara, është siguruar shumicë prej dy të tretave – që është e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Gjatë kohës së pritjes për fillimin e seancës, deputeti Antonio Milloshoski në emër të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së kërkoi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ta vendos në rend të ditës pikën për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij votimi është zvarritur deri më tani pasi që nuk është siguruar dy e treta e deputetëve.

“Kërkojmë nga zotëri Talat Xhaferi, pa shtyrje ta vendos pikën për votim, që të shohë që shumica parlamentare që nuk ka shumicë. Kanë kaluar 19 ditë nga referendumi i dështuar. Shohim se qeveria po e zvarritë votimin. Këtë po e bën për shkak se shumica është e vetëdijshme se për deputetët më i rëndësishëm është vullneti i qytetarëve se sa presioni i qeverisë, tha Miloshovski.

Ai refuzoi të komentoj lidhur me atë nëse ndonjë deputet i VMRO-DPMNE-së e ka ndryshuar mendjen për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

14:30- Senaca e Kuvendit, në të cilën pritet që të votohet për ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në orën 15:00. Kjo seancë ishte paraparë që të filloj në orën 12:00.

******************************************************************************************

14:15 – Shumica e mediave në Maqedoni, jozyrtarisht raportojnë se janë siguruar 2/3 e votave “për” ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të kalojnë në leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk

“1TV”: Është siguruar 2/3 e votave “për” ndryshimet kushtetuese
“Fokus”: BDI dhe LDSM thonë se janë siguruar 2/3 e votave

Ndryshimet kushtetuese janë në rend dite të seancës së 61-të të Kuvendit të Maqedonisë, dhe e njëjta edhe pse u paralajmërua për në ora 12:00, ende nuk ka filluar.

Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski i akuzuar në rastin “E Enjtja e Përgjakshme”, është liruar sot nga burgu shtepiak.

Ndërkaq, në rrjetin social “Twitter”, eurokomesari Johanes Han ka deklaruar se deputetë duhet të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese.

********************************************************************************************************

13:00 – Seanca e 61-të e Kuvendit të Maqedonisë në rend dite të së cilës janë ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, edhe pse u paralajmërua për në ora 12:00, ende nuk ka filluar, transmeton Portalb.mk.

Informacionet thonë se shumica parlamentare ende janë duke bërë përpjekje për të siguruar 80 deputetë që do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese.

Në Kuvendin e Maqedonisë sot është parë i pranishëm edhe deputeti, i cili ditë më parë doli nga burgimi shtëpiak, Sasho Vasilevski.

Në konferencë për media, deputeteja e Lidhjes Social Demokrate të Re, Sanja Mirakovska deklaroi se shumica beson se i ka siguruar 80 deputetët.

Duke komentuar ardhjen e diplomatit amerikan, Metju Palmer, dhe akuzat e Rusisë se është duke u kryer trysni në Maqedoni, Mirakovska ka deklaruar se ato nuk janë trysni, sepse vendimin e japin deputetët.

LEXO: Deputetja Mirakovska: Ne besojmë se i kemi 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese

***************************************************************************************************
08:30 – Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të mblidhen sërish deputetët për seancën e 61-të e Kuvendit të Maqedonisë ku në rend dite janë ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, njofton Portalb.mk.

Pasi në ditët që kaluan u shter debati për to sepse deputetët e VMRO-DPMNE-së hoqën dorë nga fjalimet ndërsa të tjerët nuk e vazhduan diskutimin, kryetari i parlamentit Talat Xhaferi vendosi që sot të mbahet seanca në të cilën pritet dhe votimi për apo kundër marrëveshjes.

Një ditë para votimit, kryeministri Zoran Zaev u shpreh optimist se ka siguruar shumicën e nevojshme prej 80 deputetëve për të votuar në dobi të marrëveshjes. Pas miratimit të kësaj faze, tha ai, bashkërisht me opozitën dhe opinionin publik, nëpërmjet konsenzusit, do të bëhet përpunimi i propozim-amendamenteve.

Koordinatori i Lidhjes Sociale Demokrate (LSDM), Tomisllav Tuntev të enjten edhe njëherë u bëri thirrje deputetëve të votojnë për, ose do të ketë zgjedhje të parakohshme, njofton Portalb.mk.

Deputeti Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, të enjten tha se nuk është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Gjithashtu edhe Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bujar Osmani të enjten tha se “pas 17 qershorit dhe 30 shtatorit, nesër është dita D ku do të dihet nëse vendi shkon në zgjedhje ose hapen ndryshimet kushtetuese.”

Nga ana tjetër lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ditë me radhë thotë se deputetët e partisë që ai e udhëheq nuk do të votojnë për. Duke përdorur edhe shkronja të MËDHA, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, iu përgjigj letrës së djeshme të ndihmës sekretarit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euoraziatike, Ves Miçel, në të cilën kërkoi që privatisht dhe publikisht t’u hapet hapësirë deputetëve të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese në Kuvend që të deklarohen sipas vullnetit të tyre, njofton Portalb.mk.

E vetmja që publikisht ka thënë se do të votojë për është deputetja e Partisë Socialiste e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, Vlladanka Aviroviq.

LEXO: Deputetja e koalicionit të VMRO-DPMNE-së do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Sipas propozimit të Maqedonisë, me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene: Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë – Republika e Maqedonisë Veriore, ndryshime në preambulën e Kushtetutës, garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë dhe kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë.

Ndryshe, seanca e 61-të ka nisur të hënën, e cila u diskutua në opinion për shkak të propozimit të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për falje dhe pajtim në Kuvend.

“Vetëm nëpërmjet bisedave gjendet zgjidhje dhe unë jam për dialog. Nuk më shkon ndër mend të ndikoj në punën e prokurorëve dhe gjykatësve, por duhet të falim”, tha Zaev dje në seancën plenare për ndryshimet kushtetuese.

Menjëherë pas deklaratës së Zaevit, arriti lajmi se deputetët e VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov janë liruar nga paraburgimi shtëpiak, i cili u ishte caktuar si masë pas akuzës për pjesëmarje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button