Ushtria e Kosovës, Basha: Kontribut për paqen në Ballkan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndet votimin e ligjit për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Në një status në Facebook, kreu demokrat shkruan se Kosova me ushtrinë e vet do jetë kontribut i shtuar për paqen e sigurinë në Ballkan.

“Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e antarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar të tre projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button